Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Besjana Mema

Dr. BESJANA MEMA

Lektore dhe Koordinatore e Fakultetit të Informatikës

Edukimi: Diplomuar në vitin 2009 në fushën e shkencave të natyrës pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, si dhe ka përfunduar studimet Master Shkencor në po të njëjtin fakultet në vitin 2011. Ka përfituar gradën Dr. në vitin 2017 nga Universiteti Europian i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, me profil “Menaxhimi i Sistemit të informacionit”.

Eksperienca dhe fusha e ekspertizës: Aktiviteti kërkimor dhe profesional është i fokusuar në aplikime në shkencat kompjuterike dhe rrjetet e destinacioneve turistike, menaxhimin e sistemeve të informacionit, si edhe implementimin e modeleve matematikore në fusha të ndryshme analitike. Me një përvojë 13 vjeçare në mësimdhënie në arsimin e lartë, angazhimi akademik përfshin ligjërimin e moduleve bazë dhe të avancuara, veçanërisht në fushat e analizës matematike, algjebrës lineare, teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të informacionit, duke kombinuar qasje teorike me aplikime praktike dhe orientim drejt zhvillimeve bashkëkohore digjitale. Aktualisht  kontribuon në zhvillimin akademik dhe kërkimor të studentëve pranë Universitetit Mesdhetar të Shqiperisë.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim