Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Dolantina Hyka

Dr. DOLANTINA HYKA

Zëvendës Dekane për Anën Mësimore, Fakulteti i Informatikës

Edukimi: Znj. Hyka ka përfunduar studimet në Diplomë të Nivelit të Parë (2008) dhe të Dytë (2010) në Matematikë. Ka fituar graden “Doktor i Shkencave” (2016) në Analizë dhe Algjebër me fokus në Kriptografi me temë: “Një studim i sistemeve diagnostike në kriptografinë asimetrike” pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Eksperienca dhe Fusha e Ekspertizës: Zëvendës Dekane për anën mësimore në Fakultetin e Informatikës, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Ajo ka mbi 15 vite eksperiencë akademike në universitete shtetërore e private, me mbi 50 prezantime dhe publikime në konferenca dhe revista shkencore. Fushat e saj përfshijnë matematikën, sigurinë e sistemeve të informacionit, cybersecurity, kriptografinë, dhe Etika ne AI. Dr. Hyka është aktive në disa COST Actions, ku shërben si MC Member dhe Working Group Member, me fokus në sigurinë dixhitale dhe diseminimin shkencor. Ajo është gjithashtu Co-Project Manager e projekteve LAIA dhe HeGenAI, të financuara nga BE, që synojnë ndërtimin e kapaciteteve dhe avancimin e inovacionit në inteligjencën artificiale dhe arsimin e lartë.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim