Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr (c.) Jurgen Meçaj

Dr (c.) JURGEN MEÇAJ

Asistent Lektor dhe Drejtues i Sistemit të Menaxhimit të Universitetit

Edukimi: Z. Meçaj është diplomuar në vitin 2020, Master i Shkencave në "Sisteme Informacioni në Biznes" dhe po kryen studimet doktorale pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Fakulteti i Ekonomise me drejtim Informatikë, prej vitit 2024.

Eksperienca dhe Fusha e Ekspertizës: Jurgen Meçaj është pedagog dhe drejtues i Sistemit të Menaxhimit të Universitetit, me ekspertizë në programim, sisteme informacioni dhe administrimin e platformave teknologjike institucionale. Ai është përgjegjës për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e sistemeve digjitale menaxhuese. Interesat kërkimore lidhen me zhvillimin softuerik, analizën e të dhënave, cloud systems dhe inteligjencën artificiale të aplikuar. Kontributi i tij është i rëndësishëm në zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike akademike, integrimin e proceseve institucionale dhe forcimin e sigurisë së informacionit. Ai ka kontribuar gjithashtu në nivel kombëtar si bashkë-hartues i Standardit të Profesionit “Zhvillues Website” në Shqipëri, duke ndikuar në definimin e kompetencave profesionale në fushën e TIK-ut.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim