Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

MSc. Ariana Pojani

MSc. ARIANA POJANI

Asistent Lektore dhe Koordinatore e Fakultetit të Shkencave Mjekësore

Edukimi: Znj. Pojani ka mbaruar studimet bachelor për “Infermieri e Përgjithshme”, dhe më pas ka kryer studimet master shkencor për “Menaxhim Infermieror” në Universitetin e Tiranës, FSHMT si dhe master shkencor per “Menaxhim i Shërbimit Infermieristik” në Gjenevë, Zvicër.

Eksperienca: MSc. Ariana POJANI kontribuon në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë si lektore dhe njëkohësisht si koordinatore e Fakultetit te Shkencave Mjekesore ne kete universistet. Ariana ka eksperience 10 vjeçare si lektore e lëndëve të Obsetrike – Gjinekologjise dhe Anestezi-Reanimacion. Ajo ka dhënë mësim në Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Shkencave Mjekesore Teknike si edhe ne Universitetin Luarasi, “Albania University” dhe se fundmi i eshte bashkuar Universitetit Mesdhetar te Shqiperise. Ariana ka sherbyer gjithashtu si kryeinfermiere e bllokut operator ne obsetri-gjinekologji dhe kryeinfermiere ne repartin e patologjise se shtatzanise ne Tirane. Ajo gjithashtu ka qene koordinatore e qendres se telemjekesise dhe specialiste e edukimit ne Tirane si edhe kryetare e komisionit te provimit ne dhenien e licensave per “Mami”. Ariana ka sherbyer edhe si vullnetare ne qendren Paliative ne shoqaten “Ryder Albania”, Tirane

Ariana ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh, workshopesh dhe konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare ku vlen te theksohet trajnimi mbi Endoskopine Gjinekologjike ne “Poliklinika di Bari” ne Bari, Itali; trajnim ne Spitalin Obstetrik Gjinekologjik “Jacoby” (USA), New York, per Kujdesjet infermierore ne fushen e Obstetrike Gjinekologjise;

Kontakt/e-mail: [email protected]  

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim