Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Dr. Ing. Katerina Male (Zela)

Dr. Ing. KATERINA MALE (ZELA)
Lektore Matematike dhe Anëtare Zyra e Këshillimit të Studentëve dhe Karrierës
Edukimi: Znj. Zela ka përfunduar studimet universitare në vitin 2010 në programin Inxhinieri Matematike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Në vitin 2012 ajo ka fituar titullin Master i Shkencave në Inxhinieri Matematike, në të njëjtin institucion, duke thelluar formimin e saj në analizë matematikore dhe modele inxhinierike.
Në vijim të zhvillimit të saj akademik dhe ndërdisiplinor, në vitin 2022 ajo ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Sisteme Informacioni në Biznes, pranë Fakultetit të Informatikës në Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, duke u fokusuar në integrimin e teknologjisë së informacionit me proçeset ekonomike dhe menaxheriale.
Në vitin 2025, Znj. Zela ka fituar titullin Doktor në fushën e aplikimeve të teknologjisë së informacionit dhe informatikës ekonomike, pranë Fakultetit të Informatikës, në Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.
Eksperienca dhe Fusha e Ekspertizës: Katerina Zela është pedagoge e Matematikës me një profil akademik të konsoliduar, i cili ndërthur themelet teorike të disiplinës me aplikimet bashkëkohore në Teknologjinë e Informacionit dhe në shkencat ekonomike. Formimi i saj profesional mbështetet në fusha kyçe si Analiza Matematike, Algjebra, Statistika, Matematika Financiare dhe Matematika Ekonomike, të cilat i integron në zhvillimin dhe interpretimin e modeleve llogaritëse dhe strukturave numerike. Ajo ka një eksperiencë të gjerë në mësimdhënie, duke përfshirë lëndë bazë dhe të avancuara universitare dhe angazhohet në kërkime që fokusohen në analizën e serive kohore, modelet statistikore të inteligjencës artificiale dhe optimizimin numerik. Kontributi i saj kërkimor synon të forcojë kapacitetet e parashikimit, të përmirësojë proceset e vendimmarrjes dhe të avancojë integrimin e matematikës në teknologjitë moderne dhe në sistemet ekonomike.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
