Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
PHD. Sediola Ruko

PHD. SEDIOLA RUKO
Lektore
Edukimi: Në vitin 2014 ka kryer studimet e ciklit bachelor në Informatike Ekonomike, Fakulteti i Shkencave Ekonomike. Ka përfunduar studimet Master në vitin 2016 në Kërkime Operacionale në Informatik dhe Manaxhim. Në vitin 2025, ka përfituar gradën PhD, Universiteti Tuscia, Viterbo, Italy, Departamenti i Ekonomisë, Inxhinierisë, Shoqërisë dhe Sipërmarrjes (DEIM).
Eksperienca: PhD. Sediola Ruko është pedagoge në fushën e Shkencave Kompjuterike, me fokus në sistemet inteligjente. Ajo mbulon lëndë që përfshijnë Rrjetat Kompjuterike, Algoritmikën, Data Science dhe Machine Learning, duke trajtuar konceptet themelore dhe aplikimet moderne të këtyre disiplinave.
Fusha e ekspertizës: Interesat kërkimore përfshijnë sistemet e navigimit inteligjent, personalizimin e tyre si dhe zhvillimin e teknologjive te aksesueshmërisë per interesa të ndryshme.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
