Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

PHD. Marinela Shehaj

PHD. MARINELA SHEHAJ

Lektore dhe Kërkuese Shkencore 

Edukimi: Znj. Shehaj ka përfunduar studimet e larta bachelor në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik dega "Informatikë Ekonomike" në vitin 2013. Në 2015 ka përfuduar studimet “Master Shkencor” pranë të njëjtit Universitet, në drejtimin “Sistemet e Informacionit aplikuar në Ekonomi”. Ka marrë gradën shkencore “Doktor” (2020) në fushën e Sistemeve Informatike dhe Kërkimeve Operacionale me titullin: “Robust dimensioning of wireless optical networks with multiple partial liks failures”. Studimet dhe kërkimet doktorale i ka kryer prane laboratorit Heudiasyc UMR CNRS 7253, Université de Technologie de Compiègne, Compiègne (60200), Francë.

Eksperienca: Marinela ka një eksperiencë disa-vjeçare si lektore brenda dhe jashtë vendit për lëndët: Hyrje në Informatikë, Algoritmikë, Arkitekturë Kompjuterash, Programim, Manaxhimi i Sistemeve të Informacionit, Kërkime Operacionale dhe Kombinatorikë. Gjithashtu, ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare ku ka referuar dhe është shpërblyer me çmimin “Best paper Award”, 9th International Workshop on Resilient Networks Design and Modeling, mbajtur në Alghero, Itali, Shtator 2017. Aktualisht, e angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Informatikës, Departamenti i Teknologjisë së Informacionit, pranë Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë, si dhe në projekte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Fusha e ekspertizës: sisteme informacioni, inovacion, ekonomi, tregje financiare, modelizim matematik, kërkime operacionale, programim linear, fibër optike, rrjetet wireless, kombinatorikë, optimizim.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim