Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr (c.) Besmir Kanushi

Dr (c.) BESMIR KANUSHI

Asistent Lektor, Trajner & Menaxher Website i UMSH-së

Edukimi: Z. Kanushi është diplomuar në vitin 2014, Master i Shkencave në fushën e "Informatikës Ekonomike" dhe po kryen studimet doktorale pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Fakulteti Shkencave Ekonomike, prej vitit 2025.

Eksperienca dhe Fusha e Ekspertizës: Besmiri është pedagog në fushën e informatikës me mbi 12 vite eksperiencë akademike në universitete shtetërore e private, me ekspertizë në programim, administrim sistemesh, zhvillim softuerik dhe teknologjitë bashkëkohore të informacionit. Ai fokusohet në metodologjitë e zhvillimit, algoritme dhe implementime praktike të zgjidhjeve teknologjike. Interesat e tij kërkimore lidhen me Sistemet e shpërndara, Edukimi Teknologjik, Inteligjencë Biznesi & Data Mining, Marketingu Digjital me IA, Cloud Computing dhe Optimizimin e Performancës.

Aktualisht, Besmiri angazhohet si Ekspert dhe Trajner i Teknologjisë së Informacionit pranë ASPA-Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, ku zhvillon modulet “Aftësitë Digjitale në Performancë: Microsoft Office 365 & Inteligjenca Artificiale në Automatizim” dhe “Microsoft Excel i Avancuar”.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim