Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Olgerta Idrizi

Dr. OLGERTA IDRIZI

Zv. Dekane për Kërkimin Shkencor dhe Përgjegjëse e Departamentit të Informatikës së Biznesit

Edukimi: Znj. Idrizi është diplomuar në vitin 2009 në “Informatikë Biznesi” dhe ka përfituar gradën Dr. në vitin 2019 në fushën e Statistikës dhe Inteligjencës Artificiale, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik.

Eksperienca dhe Fusha e Ekspertizës: Dr. Olgerta Idrizi është Zv. Dekane për Kërkimin Shkencor dhe Përgjegjëse e Departamentit të Informatikës së Biznesit. Ekspertiza e saj përfshin Statistikë, Database, Inteligjencë Artificiale,  Menaxhim Projektesh etj. Ajo udhëheq proceset akademike dhe kërkimore të departamentit, duke koordinuar projekte, publikime dhe aktivitete shkencore. Vlerësohet angazhimi i saj në publikime shkencore dhe pjesmarje në konferenca dhe aktivitete të tjera në fushën e inteligjencës artificiale dhe statistikes, në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Ajo kontribuon në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimin akademik dhe shkencor të studentëve.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim