Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Eneida Hoxha

Dr. ENEIDA HOXHA

Asistent Lektore në Bazë të dhënash / MIS

Edukimi: Znj. Hoxha është diplomuar në vitin 2017 në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe po kryen studimet doktorale pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Fakulteti i Informatikës, prej vitit 2022.

Eksperienca dhe Fusha e Ekspertizës: Dr. Eneida Hoxha është pedagoge në fushën e teknologjisë së informacionit, me fokus të veçantë në bazat e të dhënave, sistemet e informacionit dhe inteligjencën artificiale. Ekspertiza e saj përfshin projektimin dhe menaxhimin e databazave, arkitekturën e sistemeve të informacionit, dhe integrimin e teknikave të inteligjencës artificiale në sisteme softuerike. Interesat e saj kërkimore lidhen me sistemet inteligjente, menaxhimin e informacionit dhe zhvillimin e aplikacioneve të bazuara në të dhëna. Në punën shkencore, ajo angazhohet në projekte kërkimore, publikime akademike dhe zhvillimin e iniciativave të reja në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Përmes angazhimit të saj akademik dhe profesional, ajo kontribuon në përgatitjen e studentëve për sfidat e teknologjive inteligjente dhe zhvillimin e kompetencave bashkëkohore në IT.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim