Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Gerild Qordja

Dr. GERILD QORDJA

Lektor ne Programim, Databazë, Automatizim

Edukimi: Z. Qordja është diplomuar në vitin 2015 në programin Msc.Teknologji Informacioni dhe komunikimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës dhe Master Profesional ne Hartim dhe menaxhim projektesh ne Universitetin Mesdhetar te Shqiperise, Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane.

Gerildi ka kryer studimet doktorale pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Fakulteti i Shkencave Informatike, 2022-2025 Programi i studimit: Shkenca ekonomike me nënfushë: Aplikimet e teknologjisë së informacionit dhe të informatikës në ekonomi, me temë: "Zhvillimi i Një Platforme Inteligjente për Menaxhimin e Proceseve Akademike dhe Administrative në Institucionet e Arsimit të Lartë: Qasje Ekonomike dhe Teknologjike".

Eksperienca dhe Fusha e Ekspertizës: Gerild Qordja është pedagog në departamentin e Informatikës së Biznesit, Fakulteti i Informatikës. Fusha e tij e ekspertizës është programimi dhe databaza. Interesat e tij kërkimore janë Automatizimi i proceseve të bisnesit nëpërmjet proceseve robotike dhe inteligjente. Kontribues në hartimin e kurrikulave në arsimin profesional dhe instruktor ndërkombëtar Cisco. Ka eksperiencë në zhvillimin e aplikacioneve web nëpërmjet gjuhëve të programimit php, python, mysql.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim