Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

PhD (c.) Armelina Lila

PhD (c.) ARMELINA LILA

Lektore

Edukimi: Znj. Lila Ka përfunduar studimet në Financë-Kontabilitet (1997-2001), Fakulteti Ekonomik, UT, “Master në Qeverisje dhe Politikë Publike” (2012-2014), UT. Kualifikime afatshkurtra dhe afatgjata me qëllim avancimin profesional dhe akademik në ASPA – Menaxhimi i Ciklit të Projekteve (2013), Akademia e Biznesit (2014), Trajnimi i Trajnerëve (2016) (Ministria e Drejtësisë & BE), ISSAT (2018), IEF (2018), ka përfunduar  studimet doktorale në Ekonomi dhe Financë të Administratës Publike (Universiteti i Barit “Aldo Moro”).

Eksperienca dhe Ekspertiza: PhD (c.) Armelina Lila përfaqëson një profil të konsoliduar në aviacionin civil, këshilltar financiar dhe operacional me 15 vite përvojë si dhe mbi 10 vite angazhim si pedagoge në mësimdhënie në lëndët: Parimet Bazë të Kontabilitetit, Kontabiliteti Financiar, Kontabiliteti Publik dhe Kontabiliteti Menaxherial dhe gjithashtu përgjegjëse për të tjera detyra akademike dhe administrative. Anëtare e Komitetit Shkencor të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve Akademike – IARC që nga viti 2019. Njohëse i gjuhës angleze dhe italiane.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim