Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Prof. Assoc. Dr. Orkida ILOLLARI

Prof. Assoc. Dr ORKIDA ILOLLARI

Zv.Dekane për Kërkimin Shkencor në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Drejtore e Programeve Master

Edukimi: Znj. Ilollari është diplomuar në vitin 1997 në Financë - Kontabilitet, profil Bankë, në Universitetin e Tiranës. Ka përfunduar studimet pasuniversitare dhe në vitin 2015 ka fituar gradën Doktor i Shkencave në Ekonomi, profil Financë. Prej vitit 2021 mban titullin akademik Profesor i Asociuar.

Eksperienca dhe Fusha e Ekspertizës: Prof. Asoc. Dr. Orkida Ilollari zhvillon veprimtari akademike në fushën e financës dhe bankingut dhe është titullare e grup-lëndëve të financës. Aktualisht është Zv.Dekane për Kërkimin Shkencor në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Drejtore e Programeve Master në UMSH. Ekspertiza e saj akademike ndërthuret me një përvojë të gjatë profesionale në sistemin bankar, në pozicione drejtuese dhe eksperte në financë dhe banking, zhvillim produktesh bankare, analizë financiare dhe menaxhim risku. Fushat e ekspertizës përfshijnë stabilitetin financiar, sistemin bankar dhe politikat makroprudenciale. Është e angazhuar në botimin e artikujve shkencorë në revista ndërkombëtare dhe merr pjesë rregullisht në konferenca shkencore, duke kontribuar në zhvillimin e programeve akademike dhe në aktivitetin e saj kërkimor.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim