Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr (c.) Elona Shehu

Dr (c.) ELONA SHEHU

Zv. Dekane për procesin mësimor në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Koordinatore Institucionale me ASCAL

Edukimi: Znj. Shehu aktualisht ndjek Studimet Doktorale pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës që prej Marsit 2022. Ka mbaruar Studimet në Programin Master i Shkencave në Finanë Bankë, pranë fakultetit të Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë (2011-2013). Ka studjuar për finance në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti “Sevasti & Parashqev” Qiriazi, ku është paisur me Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND) gjatë viteve 2007-2011. Shkollën e mesme e kreu në Arsim Profesional pesë Vjeçar “Drejtues Agrobiznesi” gjatë viteve 2002-2007.

Eksperienca Pune: Eksperiencë në mësimdhënie në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë që prej vitit 2013. Pedagoge e jashtme pranë Departamentit të Financë Kontabilitetit, Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës që prej Marsit 2022. Disiplinat kryesore të mësimdhënies janë Financa, Financë Publike dhe Tregje dhe Institucione Financiare. Zëvëndës Dekane për procesin mësimor në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në UMSH që prej vitit 2022. Koordinatore Institucionale me ASCAL që prej vitit 2020. Anëtare e Bordit të Njësisë së Fondacionit Abdulhaziz Saud Albabtain, pranë Universitetit Meshetar të Shqipërisë që prej Tetorit 2022.

Kërkimi Shkencor dhe Projektet: Autore e disa punimeve kërkimore-shkencore në lidhje me fushën kërkimore ku bën pjesë. Kërkimi shkencor fokusohet kryesisht në, Menaxhimin e Borxhit Publik, Menaxhimi i Deficitit Buxhetor, Analizën Input-Output (Rasti i Shqipërisë). Ka qene pjesë e projekteve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me punën kërkimore në fushën e ekonomisë, financës, industrisë 4.0. Në bashkëpunim me INTERREG Blue Economy për projektet ndërkombëtare (2017-2019) dhe Projektin Kombëtar në bashkëpunim me AKKSHI (2022-2023). Erasmus + Teaching Mobility në Universitetin “Neofit Rilski” në Blaveograd, Bullgari 04-11.11.2022. Erasmus + Research Mobility në Universitetin e Zaragozës, Spanjë 15 janar -15 qershor 2023, për studimet e mia doktorale.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim