Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr (c.) Ardita Hykaj

Dr (c.) ARDITA HYKAJ

Asistent Lektore në Drejtim Financiar, Bazat e Financës, Financë Publike dhe Politikë Fiskale/Taksim. Anëtare në Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë,  Erasmus+ & Projekteve

Edukimi: Znj. Hykaj ka përfunduar studimet Master i Shkencave (MSc) në Menaxhim të Sistemeve të Informacionit (Management Information Systems – MIS) në Universitetin New York, Tiranë. Më herët, ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Financë në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Eksperienca: Specialiste në fushën e financës, drejtimit financiar dhe procedurave fiskale. Eksperiencë e gjatë në mësimdhënie në nivel universitar si dhe në pozicione të ndryshme në administratën publike dhe kompani private. Pjesëmarrëse në seminare të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, workshope dhe konferenca shkencore në fushën e menaxhimit, ekonomisë, financës, sipërmarrjes, edukimit si dhe teknologjisë.

Aktualisht, Ardita është e angazhuar si pedagoge e brendshme pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe jep lëndët si: Drejtim Financiar, Bazat e Financës, Financë Publike dhe Politikë Fiskale/Taksim. Paralelisht, ajo është e angazhuar në Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë,  Erasmus+ & Projekteve, si dhe në menaxhimin financiar të projekteve ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin strategjik dhe operacional të bashkëpunimeve ndëruniversitare.

Fusha e ekspertizës: Financë, Financë Publike, Politikë Fiskale, Taksim.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim