Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Dr. Kristal Hykaj

Dr. KRISTAL HYKAJ
Lektor në Qeverisja e Korporatave, Financat Ndërkombëtare dhe Menaxhimi i Projekteve të Bashkimit Europian
Edukimi: Z. Hykaj ka fituar gradën Doktor i Shkencave Ekonomike në Institutin e Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës. Ai ka përfunduar studimet Master Shkencor në Menaxhim i Kompanive buzë falimentimit në Cass Business School, Londër, si dhe studimet Bachelor në Bankë dhe Financë Ndërkombëtare në Cass Business School, Londër.
Eksperienca dhe Fusha e ekspertizës: Dr. Kristal Hykaj është akademik dhe profesionist në fushën e ekonomisë, me eksperiencë të konsiderueshme në mësimdhënien universitare, veçanërisht në fushat e qeverisjes së korporatave, financave ndërkombëtare dhe menaxhimit të projekteve të Bashkimit Europian. Aktualisht ushtron detyrën e lektorit në UMSH dhe është njëkohësisht i angazhuar në drejtimin e një biznesi privat në sektorin e prodhimit. Interesat e tij kërkimore përfshijnë financën, integrimin europian dhe politikat publike.
Eksperiencë të gjatë pune në pozicionet si: kontrollues financiar i projekteve të BE-së pranë Ministrisë së Financave, menaxhimin e bizneseve në sektorin privat, si dhe me përvojë të gjatë në mësimdhënie në nivel universitar.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
