Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Prof. Dr. Lindita Lati (Milo)

Prof. Dr. LINDITA LATI (MILO)
Dekane e Fakultetit të Shkencave Ekonomike
Edukimi: Prof. Dr. Lindita Lati (Milo), Dekane e Fakultetit të Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, është diplomuar në fushën e Kontabilitetit në Universitetin e Tiranës dhe ka fituar gradën Ph.D. në Ekonomiks në Universitetin Staffordshire, Mbretëria e Bashkuar.
Eksperienca dhe Fusha e Ekspertizës: Krahas angazhimit akademik, Prof. Lati ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në qeverisjen dhe mbikëqyrjen e çështjeve financiare, si Nënkryetare dhe Drejtoreshë e Përgjithshme në Kontrollin e Lartë të Shtetit, duke dëshmuar ekspertizë të thelluar në sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës fiskale. E konfirmuar me votë nga Kuvendi i Shqipërisë, znj. Lati ka ushtruar dy mandate si Kryetare e Autoritetit të Konkurrencës gjatë periudhës 2006–2016. Ka dhënë një kontribut të çmuar në komunitetin akademik përmes teksteve universitare, monografive, artikujve dhe punimeve të tjera shkencore në fusha të tilla si auditimi publik, konkurrenca dhe kontabiliteti. Ajo mban gjithashtu pozicionin prestigjioz të ekspertes së lartë të Bashkimit Evropian në fushat e auditimit publik dhe konkurrencës.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
