Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Dr. Mimoza Ahmeti

Dr. MIMOZA AHMETI
Lektore në Sociologji dhe Shkrim Akademik
Edukimi: Dr. Mimoza Ahmeti është këngëtare, shkrimtare dhe autore këngësh, e diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, gjatë viteve 1982-1986; 1988-1989, ka ndjekur një kurs pas universitar për skenar filmi në Akademinë e Arteve. Gjithashtu ajo është doktor shkencash në Psikoterapi, diplomuar në Sigmund Freud Private University, në Vjenë. Për një periudhë kohore ka qenë lektore në Universitetin Europian të Tiranës. Aktualisht është lektore në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.
Znj. Ahmeti është poete në mesin e poetëve më të shquar bashkëkohorë shqiptarë. Ka shkruar poezi dhe prozë. Pas dy vëllimeve me poezi, në fund të viteve tetëdhjetë, ishte përmbledhja me 53 poema, Delirium, Tiranë, 1994, që rroku vëmendjen e publikut. Shprehja e saj e çiltër, me vështrimin e gjerë të një dëshire feminine dhe indulgjenca në kënaqësitë sensuale, si dhe fluiditeti kristalin i gjuhës së saj, e kanë bërë atë një autore moderne klasike. Ahmeti ka botuar gjerësisht dhe librat e saj janë përkthyer në italisht, frëngjisht dhe spanjisht. Veçse shkrimtare ajo është edhe përkthyese, ka përkthyer autorë si: Leo Strauss, John Giorno, Dostoyevsky.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
