Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, leksion i hapur në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Besimi publik në drejtësi: sfidat që kërkojnë zgjidhje

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizoi një leksion të hapur me temë “Besimi publik në drejtësi: pavarësia, përgjegjshmëria dhe integriteti- çfarë synoi Reforma 2016, çfarë u arrit dhe çfarë kërkon faza e dytë”, me të ftuar z. Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Në fjalën e tij, z. Sadushi theksoi se besimi publik është themeli i funksionimit të drejtësisë: ai është “legjitimiteti i heshtur” që bën të mundur që vendimet të pranohen e të zbatohen, jo thjesht të komentohen. Sipas tij, kur besimi lëkundet, rriten dyshimet, shtohen ankimet, vonohen zgjidhjet dhe dobësohet vetë autoriteti i shtetit të së drejtës.
Duke iu referuar objektivave të Reformës në Drejtësi të vitit 2016, ai nënvizoi se synimi kryesor ishte rivendosja e besimit të publikut përmes garantimit të pavarësisë, përgjegjshmërisë dhe integritetit të institucioneve dhe magjistratëve.

    

“Reforma në Drejtësi ishte dhe mbetet një proces i domosdoshëm për ndërtimin e një sistemi të drejtë, të pavarur dhe funksional. Ajo solli ndryshime strukturore të thella, por njëkohësisht nxori në pah edhe sfida serioze që kërkojnë zgjidhje në fazën e dytë,” u shpreh z. Sadushi.Ai theksoi se pavarësia nuk është qëllim në vetvete, por kusht që vendimmarrja të mbështetet vetëm te Kushtetuta dhe ligji; ndërsa përgjegjshmëria dhe integriteti janë standardet që e bëjnë pavarësinë të besueshme në sytë e publikut.
Në këtë kuadër, Kryetari i Gjykatës së Lartë evidentoi disa nga problematikat kryesore me të cilat përballet sot sistemi i drejtësisë në Shqipëri:

  • Infrastruktura e pamjaftueshme gjyqësore, si në aspektin fizik ashtu edhe atë teknologjik, që ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e punës së gjykatave;
  • Numri i kufizuar i gjyqtarëve dhe prokurorëve, që sjell ngarkesë të lartë, vonesa dhe perceptim të zvarritjes së drejtësisë;
  • Koherenca e vendimmarrjes, si sfidë për sigurinë juridike, parashikueshmërinë dhe unifikimin e praktikës gjyqësore;
  • Integriteti profesional dhe etik, si element kyç për forcimin e besimit publik dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

  

“Mungesa e burimeve njerëzore ka krijuar ngarkesë të jashtëzakonshme në gjykata, duke vënë në provë durimin e qytetarëve dhe vetë sistemin. Faza e dytë e reformës duhet të fokusohet te konsolidimi, cilësia dhe stabiliteti,” theksoi z. Sadushi, duke nënvizuar se sot matësi kryesor duhet të jetë performanca reale e sistemit: cilësia e arsyetimit, koha e gjykimit, koherenca e standardeve dhe kapacitetet njerëzore e profesionale.
Ai veçoi gjithashtu rolin e edukimit juridik dhe të formimit profesional të brezit të ri të juristëve, si pjesë e kulturës së integritetit dhe përgjegjshmërisë që duhet të shoqërojë reformën në vijim.

Leksioni u shoqërua me diskutime të hapura dhe pyetje nga studentët dhe pedagogët, të cilët shfaqën interes të veçantë për ndikimin real të reformës në praktikën gjyqësore, si dhe për perspektivën e integrimit evropian të Shqipërisë.

  

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim