Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Prof. Assoc. Dr. Arjeta Veshi

Prof. Assoc. Dr. ARJETA VESHI
Profesore në Fushën Akademike dhe Kërkimin Multidisiplinar
Edukimi: Prof. Assoc. Dr. Arjeta Veshi është pedagoge dhe kërkuese shkencore në fushën akademike dhe kërkimin multidisiplinar. Ajo mban titullin Profesor i Asociuar dhe PhD, me formim të gjerë universitar dhe pasuniversitar në sociologji, marrëdhënie ndërkombëtare, politika ekonomike dhe studime evropiane, të ndjekura kryesisht në universitete prestigjioze italiane (Roma Tre dhe Aldo Moro – Bari).
Eksperienca: Me përvojë profesionale në politikat ekonomike, emigracionin, ndërmjetësimin kulturor dhe përkthimin, ajo ka ushtruar rolin e mediatores kulturore në nivel evropian dhe ka përvojë të konsoliduar në mësimdhënie universitare brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht lektron në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, ku zhvillon lëndë në fushat e studimeve politike, ekonomisë ndërkombëtare, metodologjisë së kërkimit shkencor dhe sociologjisë së emigracionit.
Fusha e ekspertizës: Interesat e saj kërkimore përqendrohen në politikat ekonomike dhe evropiane, zhvillimet demo-socio-kulturore dhe politike, si dhe lëvizjet ndërkombëtare të emigracionit, me fokus të veçantë emigracionin shqiptar. Prof. Veshi ka kontribuar si organizatore, moderatore dhe referuese në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autore e disa botimeve shkencore me rëndësi, duke përfshirë monografi dhe studime të publikuara në revista me impakt të lartë. Ajo drejton dhe bashkërendon projekte kërkimore dhe shkëmbime akademike në bashkëpunim me universitete italiane.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
