Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje për Aplikime: Erasmus+ Blended Intensive Programmes (BIPs) – 2026

Në kuadër të programit Erasmus+ dhe bazuar në komunikimin zyrtar të marrë nga universiteti partner IPVC - Instituto Politécnico de Viana do Castelo (Portugali), Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH) shpall thirrjen për pjesëmarrje në Blended Intensive Programmes (BIPs) që do të zhvillohen gjatë vitit akademik 2025-2026.

Kjo thirrje është e hapur për:

  • Studentë
  • Staf akademik (Teaching Staff)
  • Staf administrativ (Training Staff)
    (në varësi të profilit dhe objektivave të secilit program BIP)

Programet BIP të disponueshme për vitin 2026:

Emri i Programit (BIP)

Data e Fillimit

Data e Përfundimit

Sustainable Business Integration: Practical Applications and Strategies to Improve Business

09/11/2026

13/11/2026

COMM: AI Creative Intelligence for the Future of University Communication

29/06/2026

03/07/2026

Digital Educational Resources for E-learning and Instruction

29/06/2026

03/07/2026

Collecting and Analyzing Data in Team Sports

15/06/2026

19/06/2026

Portuguese for Beginners

18/05/2026

22/05/2026

Intercultural Practices: Embracing Diversity in Healthcare

04/05/2026

08/05/2026

Creation of Tourism Experiences in Rural Cross-border Areas: Polycentric and Signature Tourism

04/05/2026

08/05/2026

Ageing and Inclusion – Proposals for an Age-friendly Community

May 2026

May 2026

 

Kuotat e pjesëmarrjes

  • Deri në 6 studentë për secilin BIP (pjesëmarrje fizike njëjavore);
  • Deri në 2 anëtarë stafi, të mbështetur nga granti aktual Erasmus+. 

Procedura e aplikimit dhe nominimit:

  • Për Stafin Akademik dhe Administrativ:
    Aplikimi kryhet përmes IPVC Nomination Form( IPVC Nomination Form). Në rast konfirmimi të aplikimit, kandidatët janë të lutur të informojnë Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve në adresën [email protected], për qëllime evidentimi dhe koordinimi institucional me universitetin partner.
  • Për Studentët:
    Studentët e interesuar duhet të kontaktojnë Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve ([email protected]) për t’u informuar mbi dokumentacionin dhe procedurën e aplikimit. 

Informacion shtesë

Blended Intensive Programmes (BIPs) kombinojnë mobilitetin fizik afatshkurtër me komponent online, duke ofruar përfitime akademike, profesionale dhe ndërkulturore për pjesëmarrësit.

Për çdo informacion apo sqarim të mëtejshëm, ju ftojmë të kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim