Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje për Mobilitet Erasmus+ ICM për Stafin Akademik & Administrativ në Hacettepe University, Turqi

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë (UMSH) dhe Hacettepe University, Ankara (Turqi), si dhe në zbatim të programit Erasmus+ International Credit Mobility (ICM), shpallet thirrja për mobilitet të stafit akademik dhe administrativ (Teaching & Training Staff) për semestrin e dytë të vitit akademik 2025–2026.

Thirrja u drejtohet stafit akademik dhe administrativ të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane.

Linku i Universitetit pritës: https://www.hacettepe.edu.tr/english 

Stafi i interesuar duhet të dorëzojë:

  • Mobility Agreement (i plotësuar dhe i nënshkruar);
  • CV

Aplikimet dorëzohen pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve në adresën: [email protected]

Afati i aplikimit: 29 janar 2026
Për informacion ose sqarime shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim