Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
MSc. Arnisa Mulgeci

MSc. ARNISA MULGECI
Asistent Lektore, Anëtare e Zyrës së Marrëdhenieve me Jashtë Erasmus + dhe Projekteve
Edukimi: Znj. Mulgeci ka përfunduar studimet “Bachelor” dhe “Master i Shkencave” në Inxhinieri Software pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Gjatë studimeve, ka shfaqur interes të veçantë në ndërthurjen e teknologjisë me shkencat sociale, duke trajtuar ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor të të rinjve si temë të kërkimit shkencor.
Eksperienca: Arnisa Mulgeci është e angazhuar në mësimdhënie universitare në fushën e informatikës dhe teknologjive të informacionit. Paralelisht, ajo është pjesë e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve Erasmus+ ku kontribuon në zbatimin e aktiviteteve ndërkombëtare dhe mbështetjen e partneriteteve institucionale. Ajo ushtron funksionin e koordinatores për studentët ndërkombëtarë që ndjekin studimet pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, duke ndjekur procesin e aplikimit, asistencën akademike dhe logjistike si dhe ndjekjen e dokumentacionit ligjor dhe institucional. Roli i saj përfshin gjithashtu mbështetjen e orientimit dhe integrimit të tyre në jetën universitare dhe shoqërore në Shqipëri.
Ka marrë pjesë në trajnime profesionale dhe programe ndërkombëtare që lidhen me ndërkombëtarizimin, teknologjinë në edukim dhe zhvillimin e kompetencave të të rinjve. Fushat e saj të interesit përfshijnë transformimin digjital, përvojën e studentëve ndërkombëtarë dhe ndërthurjen e teknologjisë me edukimin bashkëkohor.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
