Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje për Mobilitet të Stafit Akademik dhe Administrativ Erasmus+ International Credit Mobility (ICM), në Stefan cel Mare University of Suceava, Rumani

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Stefan cel Mare University of Suceava, Rumani, si dhe në zbatim të programit Erasmus+ International Credit Mobility (ICM), shpallet e hapur thirrja për mobilitet të stafit akademik dhe administrativ.

Thirrja u drejtohet stafit akademik dhe administrativ të:

  • Fakultetit të Shkencave Ekonomike;
  • Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane.

Stafi i interesuar ka mundësi të aplikojë për të realizuar mobilitetin gjatë periudhës 2–6 qershor 2026, në kuadër të International Week që do të organizohet nga universiteti pritës, ose të propozojë një periudhë alternative për zhvillimin e mobilitetit, jo më vonë se 31 korrik 2026.

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Mobility Agreement, i plotësuar dhe i nënshkruar;
  • Curriculum Vitae (CV).

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve në adresën elektronike: [email protected] 

Afati i fundit për aplikim: 13 shkurt 2026

Për informacion ose sqarime shtesë, ju lutemi të kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve.

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim