Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar

PROJEKTI CORE-ED ACADEMY

Projekti CORE-ED ACADEMY – “Transformative Educational Strategies: Fostering Inclusion and Shared Values in Juvenile Justice through Dynamic Correctional Pedagogy and Specialist Professionalization, Empowered by the ‘LiberateSkills’ Correctional Excellence Pact for Skills” është një projekt trevjeçar, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+, KA2 – Capacity Building in Higher Education

(Project number: 101179359 | Call reference: ERASMUS-EDU-2024-CBHE-STRAND-II)

Universiteti Mesdhetar i Shqipërise mori pjesë në datë 08.01.2026 në një workshop në kuadër të projektit Erasmus+ CORE-ED Academy, i fokusuar në adaptimin e pesë profileve profesionale që lidhen me punën me të miturit në sistemin korrektues dhe në komunitet. Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe profesionistë të fushës, duke krijuar një hapësirë të vlefshme dialogu dhe shkëmbimi praktikash.

Diskutimet u përqendruan në qasjen “child-friendly justice”, rolet dhe përgjegjësitë e profesionistëve, koordinimin ndërinstitucional, standardizimin e praktikave të punës si dhe integrimin e parimeve ESG, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbështetjen efektive të riintegrimit të të miturve.

Ky workshop kontribuon drejtpërdrejt në WP3 të projektit CORE-ED, duke vendosur bazat për zhvillimin e kurrikulave të reja dhe programeve të qëndrueshme të trajnimit, të përshtatura me nevojat reale të sistemit të drejtësisë për të miturit.

  

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim