Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar
Workshop DACUM në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY
Më 16 qershor 2025, në kuadër të projektit evropian CORE-ED ACADEMY, u zhvillua workshop-i i parë DACUM (Developing A Curriculum) në Shqipëri, duke shënuar një hap të rëndësishëm në fushën e edukimit korrektues dhe drejtësisë për të mitur.
Aktiviteti mblodhi së bashku akademikë, oficerë të shërbimit të provës, edukatorë të institucioneve korrektuese dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të cilët kontribuan në identifikimin dhe hartëzimin e aftësive kyçe që kërkohen për një fuqi punëtore të drejtësisë për të mitur, të bazuar në qasjen “pedagogy-first”.
Si rezultat i këtij procesi bashkëpunues, u përgatit grafiku DACUM, i cili do të shërbejë si bazë për:
- zhvillimin e programeve të reja universitare,
- përditësimin e kurrikulave ekzistuese,
- programe të specializuara trajnimi dhe përmirësimi profesional, të cilat pritet të lançohen gjatë vitit të ardhshëm.
Ky aktivitet kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve akademike dhe profesionale në rajon, duke nxitur përfshirjen, vlerat e përbashkëta dhe zhvillimin e aftësive të qëndrueshme në sektorin e drejtësisë për të mitur.

FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
