Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar
Takimi Hapës (Kick-off Meeting) i projektit CORE-ED ACADEMY në Tiranë
Më 13 shkurt 2025, në Tiranë u zhvillua Takimi Hapës (Kick-off Meeting) i projektit CORE-ED ACADEMY, i organizuar nga Universiteti Luarasi, duke shënuar fillimin zyrtar të zbatimit të këtij projekti trevjeçar të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
Gjatë 36 muajve në vijim, partnerët e projektit CORE-ED ACADEMY do të zbatojnë një nismë që synon të promovojë përfshirjen dhe vlerat e përbashkëta në sistemin e drejtësisë për të mitur, përmes zhvillimit të pedagogjisë korrektuese dhe profesionalizimit të specializuar, të fuqizuar nga “LiberateSkills” Correctional Excellence Pact for Skills.
Projekti do të zbatohet në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi, me mbështetjen e Greqisë dhe Rumanisë, duke synuar forcimin e kapaciteteve akademike dhe profesionale në nivel rajonal.
Takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm për koordinimin e partnerëve, përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë tre viteve të ardhshme.
Ju ftojmë të qëndroni të informuar për hapat e ardhshëm dhe aktivitetet e projektit gjatë kësaj rruge trevjeçare.

FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
