Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019

UMSH organizon konferencën “Politika e SH.B.A. në Ballkanin Perëndimor”

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, në kuadër të 10-vjetorit të themelimit dhe të vet, organizoj konferencën shkencore ndërkombëtare me titull “Politika e SH.B.A. në Ballkanin Perëndimor”. Të ftuar të shumtë, nga vendi dhe bota, ishin të pranishëm në ceremoninë hapëse të këtij eventi. Mes tyre spikaste prania e ish-këshilltarit special të Departamentit të Shtetit dhe një prej arkitektëve të procesit të paqes që çoi në firmosjen e Marrëveshjes së Dejtonit, z. Daniel Serwer, sot profesor në Shkollën prestigjioze “John Hopkins” në Uashington. Bashkë me të, i ftuar tjetër special ishte z. Thomas A. Shannon, ish-nënsekretar për çështjet politike në Departamentin e Shtetit.

Në fjalën e vet të hapjes, themeluesi i UMSH-së dhe njëkohësish president i nderit i këtij institucioni, Prof. Dr. Anastas Angjeli, theksoi rëndësinë që zhvillimet e shumta politike dhe diplomatike të dekadës së fundit në Ballkanin Perëndimor të shqyrtohen nëpërmjet prizmit studimor. Ai u shpreh se një qasje e tillë, e cila kërkon një bashkëpunim të vazhdueshëm mes sferës akademike dhe instancave vendimarrëse, merr një rëndësi të veçantë në epokën aktuale.

Hapjen e punimeve të konferencës e përshëndetën gjithashtu përfaqësues të ndryshëm të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S.Znj. Leyla Moses-Ones u shpreh besimplotë për të ardhmen e Shqipërisë dhe synimeve të saj euro-integruese. Në këtë drejtim ajo siguroi mbështetjen e prerë të SHBA-ve për politikën e jashtme shqiptare, duke mos kursyer termat më bujarë për qëndrimin diplomatik të Tiranës kundrejt përfshirjes ruse, kineze apo dhe iraniane në rajon.

Në të njëjtën linjë vazhdoi dhe Prof. Daniel Serwer. Vëmendja e tij u përqëndrua në nevojën e një fryme të re, më efektive, në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Ai gjykoi se çfarëdolloj plani për ndryshimin e kufinjve në Ballkanin Perëndimor do të ishte fatal. Ai gjykoi se pavarësisht rrethanave të përkohëshme, ardhmëria e Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet e qartë.

Ish-nënsekretari i Shtetit, z. Thomas Shannon u shpreh se Shqipëria ka miq të mëdhenj në Kongres dhe në qeverinë amerikane.

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, të përmendte edhe zhgënjimin e Shqipërisë për vendimin e moshapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Duke përshkuar bashkëpunimin e frytshëm mes Tiranës dhe Uashingtonit në ndërtimin dhe zbatimin e reformave të mëdha të viteve të fundit, ai e quajti këtë marrëdhënie si një shembull jo vetëm për rajonin, por dhe për vetë Brukselin.

Më pas ndoqën të tjera kumtesa personalitetesh të shkencës dhe veprimtarisë publike, nga jashtë dhe vendi, si Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sh.T.Z. Luigi Soreca, ish-Ministri i Jashtëm i Kroacisë, z. Miomir Zuzul, eksperti amerikan i çështjeve të sigurisë, z. Kurt Thormahlen, si dhe drejtuesit e lartë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Ksenfon Krisafi dhe Prof. Dr. Paskal Milo, ish-Ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë.

Punimet e konferencës shkencore ndërkombëtare mbi politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojnë ditën e nesërme në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, ku plot tre panele me studiues nga vendi, rajoni dhe më gjerë do të kumtojnë në lidhje me temën qëndrore të këtij eventi.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim