Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2026

Promovohet Vepra e Filozofit Azerbajxhanas Nizami Ganjavi

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë zhvilloi sot ceremoninë e promovimit të veprës së poetit dhe filozofit të madh azerbajxhanas Nizami Ganjavi. Ky aktivitet u zhvillua  me pjesëmarrjen e Presidentit të Universitetit, Anastas Angjeli, Ambasadorit të Republikës së Azerbajxhanit në Tiranë, Anar Huseynov, si dhe përkthyesit të veprës, Prof. Assoc ,Arben Cici, së bashku me pedagogë, studiues dhe studentë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli e cilësoi këtë botim si një moment të rëndësishëm të diplomacisë kulturore mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. “Përurimi i kësaj vepre është një hap konkret drejt forcimit të urave akademike dhe kulturore mes dy vendeve tona”, u shpreh ai, duke theksuar se universitetet janë hapësira natyrore të dialogut, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai nënvizoi gatishmërinë për thellimin e partneritetit me institucionet akademike të Azerbajxhanit përmes projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve studentore.

Ambasadori Anar Huseynov theksoi se këtë vit shënohet 885-vjetori i lindjes së Nizami Ganjavit, një prej figurave më të ndritura të letërsisë klasike të Lindjes. Ai vlerësoi faktin që veprat e poetit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe mbeten aktuale për mesazhet e tyre mbi drejtësinë, humanizmin dhe dijen. “Promovimi i kësaj vepre në gjuhën shqipe është një dëshmi e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë mes popujve tanë”, u shpreh ai, duke falënderuar Universitetin Mesdhetar për organizimin e aktivitetit dhe përkushtimin në forcimin e dialogut kulturor.

Në përmbyllje, Prof. Assoc, Arben Cici ndau reflektime mbi sfidën e përkthimit të një autori me thellësi të jashtëzakonshme filozofike dhe poetike. “Ne sot nuk përurojmë thjesht një libër, por një urë midis gjuhëve, kulturave dhe shekujve”, theksoi ai, duke shtuar se vepra e Nizamit “është pjesë e ndërgjegjes së qytetërimit” dhe se përkthimi përbën një dialog të kujdesshëm me autorin për të ruajtur frymën dhe muzikën e vargut në shqip.

Aktiviteti u shndërrua në një moment domethënës reflektimi mbi rolin e kulturës dhe letërsisë si ura të qëndrueshme miqësie, duke rikonfirmuar angazhimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë për të promovuar dijen, bashkëpunimin dhe dialogun ndërkombëtar.

   

 

 

 

 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim