Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje për Aplikime Erasmus+ për Studentët GBSB Global Business School

GBSB Global Business School (Barcelona • Madrid • Online)

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe programit Erasmus+ International Credit Mobility (ICM), shpall thirrjen për mobilitet studimi për studentët në GBSB Global Business School.

Mobiliteti mund të realizohet gjatë:

  • Semestrit të dytë të vitit akademik 2025–2026
  • Semestrit të parë të vitit akademik 2026–2027

Ky program u ofron studentëve mundësinë të ndjekin lëndë në një mjedis ndërkombëtar, të njihen me praktikat bashkëkohore të biznesit dhe të zhvillojnë kompetenca profesionale dhe ndërkulturore të vlefshme për tregun global të punës.

Kush mund të aplikojë?

Thirrja është e hapur për studentët e ciklit Bachelor dhe Master të:

  • Fakultetit të Shkencave Ekonomike
  • Fakultetit të Informatikës
     

Lëndët që mund të përzgjidhen përgjatë mobilitetit:

Bachelor

1. Valuating and Fundraising a Digital Start-up
2. Knowledge Management and Learning Organisations
3. Talent Management in the Digital Era
4. Digital Branding
5. Principles of Public Relations
6. Digital Communication Strategies and Digital Media
7. Management of Retail and Electronic Distribution Channels
8. Pricing Strategies and Digital Products
9. Sustainable Fashion and Luxury
10. Portfolio Management and Wealth Planning
11. Investments
12. Advanced Issues in Accounting
13. Business Models and Entrepreneurship in eSports
14. Sports and eSports Management

Master

1. Digital Marketing and E-Commerce
2. Digital Business and Innovation
3. Operations and Supply Chain Management

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Listën e notave (Transcript of Records)
  • Propozimin e lëndëve që do të ndiqen gjatë mobilitetit, me konfirmimin e Shefit të Departamentit
  • Certifikatën e gjuhës angleze
  • Kopje të pasaportës

Aplikimet dërgohen në: [email protected] 

Afati i fundit i aplikimit: 4 Mars 2026

Për çdo informacion ose sqarim shtesë, ju lutemi kontaktoni: Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim