Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje për Aplikime Kursi Veror i Gjuhës dhe Kulturës Lituaneze 2026 ǀ Vilnius, Lituani ǀ 1 – 30 Korrik 2026

                 

Kursi Veror i Gjuhës dhe Kulturës Lituaneze
Vilnius, Lituani
1 – 30 Korrik 2026

Studentët dhe pedagogët kanë mundësinë të aplikojnë për pjesëmarrje në Kursin Veror të Gjuhës dhe Kulturës Lituaneze 2026, i organizuar nga SMK College of Applied Sciences në Vilnius, Lituani.

Ky program 30-ditor përfshin studime intensive të gjuhës lituaneze, aktivitete kulturore, workshops dhe ekskursione, duke ofruar një mundësi për të njohur gjuhën, historinë dhe kulturën e Lituanisë.

Afati i aplikimit: 18 Mars 2026   

Kush mund të aplikojë

  • Studentë të ciklit Bachelor, Master dhe PhD
  • Pedagogë

Dokumentet e nevojshme

  • Letër zyrtare nga institucioni i arsimit të lartë që konfirmon statusin e kandidatit
  • Letër rekomandimi
  • Letër motivimi

Për më shumë informacion dhe për aplikim, të interesuarit mund të kontaktojnë Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Erasmus+ dhe Projekteve në adresën: [email protected] 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim