Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025

Leksion i hapur nga eksperti ekonomisë dhe zhvillimit ndërkombëtar Z. Volker Treichel

Sot, në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, u zhvillua një leksion i hapur me temë:
The Balkans Demographic Implosion and the Imperative of a New Growth Strategy: The Case of Albania”.

I ftuar special ishte z. Volker Treichel, ekspert me një eksperiencë të gjatë në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit ndërkombëtar. Ai ka mbajtur pozita drejtuese në Bankën Botërore dhe ka bashkëpunuar ngushtësisht me organizata të njohura financiare dhe zhvillimore, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në hartimin e strategjive të rritjes për vende të ndryshme në zhvillim. Aktualisht, ai angazhohet si konsulent ndërkombëtar në çështje të zhvillimit ekonomik dhe reformave strukturore.

Diskutimi solli një analizë të thelluar mbi sfidat demografike që po përjeton rajoni i Ballkanit, me fokus të veçantë mbi Shqipërinë, si dhe nevojën për një strategji të re rritjeje që adreson emigracionin, plakjen e popullsisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Studentët dhe të pranishmit patën mundësinë të përfitojnë nga eksperienca dhe vizioni i tij mbi të ardhmen ekonomike të rajonit.

  

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim