Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025
Departamenti i Psikologjisë në UMSH mikpriti për leksion të hapur dy pedagoge Italiane Maria Sinatra dhe Lucia Monacis
Departamenti i Psikologjisë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë mikpriti për leksionin e hapur “Nga Frojd tek Kohut, një rrugëtim epistemologjik mbi psikoterapinë”, dy pedagoge Italiane. Të ftuara ishin Maria Sinatra nga Universiteti i Barit dhe Lucia Monacis nga Universiteti i Foggias në Itali, të cilat prezantuan kontributet e Frojdit , autorëve Klenian dhe post-Klenian, si dhe qasjen bashkëkohore të Heinz Kohut. Leksioni u organizua nën kujdesin e Prof. Asoc. Dr Arjeta Veshi dhe kishte pjesëmarrës studentë nga Masteri i Shkencave në Psikologji dhe studentë të drejtimit Juridik.
Të pranishëm ishin edhe studentët e Bachelorit në Studime Psikosociale , të cilët janë në prag të zgjedhjes së vazhdimit të studimeve të thelluara në Psikologji. Takimi u mbyll me pyetje dhe reflektime nga të gjithë të pranishmit.

FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
