Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025
Fakulteti i Shkencave Mjekësore ftoi për një leksion të hapur orthoptisten Enela Maliqaj
Fakulteti i Shkencave Mjekësore ftoi për një leksion të hapur orthoptisten Enela Maliqaj, diplomuar në Universitetin e Bolognës, Itali, me eksperiencë disa vjeçare klinike në sistemin shëndetësor shqiptar, italian dhe norvegjez.
Ajo mbajti leksionin e hapur me temë: “Shërbimi Orthoptik në Shqipëri. Strabizmi dhe Ambliopia, eksperienca jonë”, për studentë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe studentë të Fakultetit të Shkencave Humane, si dhe pedagogë nga të dy fakultetet.
Leksioni ishte mjaft interesant dhe u shoqërua me pyetje nga auditori, studentë dhe pedagogë, të cilët e vlerësuan të rëndësishëm informacionin e dhënë nga orthoptistja mbi rehabilitimin e patologjive të syrit, si strabizmi dhe ambliopia në moshë të ndryshme.

FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
