Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025

Mjekja Nefrologe Fjona Nasto leksion të hapur për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore

Mjekja Nefrologe Dr. Sc. Fjona Nasto leksion të hapur për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore

Në kuadër të Strategjive për praktikat dhe punësimin e studentëve, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, u zhvillua leksion i hapur në gjuhën angleze me teme: “Zhvillimi mjekësor, zhvillimet dhe inovacioni në shekullin e 21-të” në bashkëpunim me mjeken nefrologe DR.SC. Fjona Nasto pranë “American Hospital”.

Leksioni ishte i dedikuar për auditorin e studentëve të shkencave mjeksore, në programet e studimit: Infermieri e Përgjithshme, Fizioterapi , Teknik Laboratori.
Vizioni për Fakultetin e Shkencave të Mjeksisë shkon përtej, me punë intensive me struktura të angazhuara për të ardhmen e afërt duke ofruar gamë të gjerë zgjedhjesh për studentët tanë.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore, ka krijuar të gjitha hapsirat e nevojshme, me marrëveshje bashkëpunimi me qendrat spitalore në vend dhe qëndrat spitalore të huaja jashtë vendit, që studentët tanë të jenë të avantazhuar në tregun e punës pas përfundimit tëstudimeve.
Infrastruktura bashkëkohore, stafi akademik me përvojë, ka krijuar besimin për përgatitjen e studentëve me dijet e nevojshme, diplomimin e tyre bazuar në kërkesat e tregut të punës.

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim