Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025
Leksion i hapur nga Edlira Cepani, eksperte e shoqërisë civile në fushën e të drejtave të njeriut dhe politikave publike
“Sfidat e tregut të punës te të rinjtë”, ekspertja Edlira Cepani leksion të hapur për studentët e UMSH
U organizua sot në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë leksioni i hapur "Sfidat dhe mundësitë e të rinjve në aktivizimin qytetar dhe në tregun e punës", nga Edlira Cepani, një eksperte e njohur e shoqërisë civile në fushën e të drejtave të njeriut dhe politikave publike. Në këtë leksion, Znj. Cepani foli për sfidat me të cilat përballen të rinjtë sot, si dhe për mundësitë që ofrohen për aktivizimin e tyre qytetar dhe integrimin në tregun e punës. Ajo ndau njohuritë e saj mbi rëndësinë e angazhimit aktiv të rinisë në proceset shoqërore, ekonomike,integrimin në Bashkimin Europian duke theksuar rolin e tyre si faktorë të ndryshimit. Duke listuar sfidat, Cepani gjithashtu ndau disa nga mundësitë që kanë të rinjtë. Ajo vuri theksin në investimin në edukimin dhe trajnimin e vazhdueshëm, duke e cilësuar thelbësor për zhvillimin e aftësive që kërkon tregu i punës. Programet e specializuara dhe praktikat profesionale ndihmojnë në rritjen e mundësive për punësim.

FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
