Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2026

UMSH dhe “AK Invest” marrëveshje bashkëpunimi për të afruar studentët me tregun e punës

Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Adrian Civici, dhe Administratorja e shoqërisë “AK Invest” sh.a., Znj. Suzana Adili, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi, duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të lidhjes mes arsimit universitar dhe sektorit profesional.

Të dy palët theksuan se kjo marrëveshje krijon një platformë konkrete bashkëpunimi që synon të afrojë më shumë studentët me tregun e punës dhe të nxisë zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe “AK Invest” do të bashkëpunojnë në disa drejtime kryesore, duke përfshirë kualifikime dhe specializime profesionale për personelin, praktika profesionale dhe internship-e për studentët, si dhe angazhim të përbashkët në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu, marrëveshja parashikon organizimin e leksioneve të hapura, ku ekspertë dhe drejtues të “AK Invest” do të ndajnë përvojën e tyre profesionale me studentët dhe stafin akademik të Universitetit Mesdhetar.

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim