Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +
Thirrje për Aplikime Erasmus+ për Studentët ǀ Hellenic Mediterranean University, Krete, Greqi

Thirrje për Aplikime Erasmus+ për Studentët
Hellenic Mediterranean University, Krete, Greqi
Viti Akademik 2026–2027
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë njofton hapjen e thirrjes për aplikime për mobilitet Erasmus+ për studime në Hellenic Mediterranean University, Krete, Greqi, në kuadër të projektit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility.
Kjo mundësi është e hapur për studentët e ciklit Bachelor dhe Master, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë një semester akademik në një mjedis ndërkombëtar.
Kohëzgjatja e Mobilitetit: 5 muaj
Periudhat e mobilitetit: Semestri I: Tetor 2026 – Shkurt 2027
Afati i aplikimit: 10 Maj 2026, ora 23:59 (CET)
Te gjitha kurset e ofruara ne gjuhen angleze mund të konsultohen në katalogun me poshte: https://iro.hmu.gr/all-english-courses/
Fushat e shkëmbimit:
- Shkenca Ekonomike
- Shkenca Mjekësore
- Shkenca politike
- Informatike
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
- Listë notash (Transcript of Records)
- Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze
- Marrëveshje mësimore (Learning Agreement)
Procedura e aplikimit
Dokumentacioni i plotë duhet të dërgohet me email në adresën zyrtare të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve: [email protected]
Për informacion të mëtejshëm, studentët mund të kontaktojnë Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve në adresën e mësipërme.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ju uron suksese në aplikimin tuaj!
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
