Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje për Aplikim: Visiting Professor Programme – Powiślańska Academy of Applied Sciences, Poloni

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë njofton hapjen e thirrjes për pjesëmarrje në programin Visiting Professor të universitetit partner, Powiślańska Academy of Applied Sciences, Poloni.

Kjo mundësi është e hapur për stafin akademik të Fakultetit të Ekonomisë dhe synon të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar akademik, shkëmbimin e njohurive dhe forcimin e partneriteteve institucionale.

Kriteret:

  • Të zotërojnë diplomë PhD, të fituar në një vend të Bashkimit Evropian

Çfarë ofron programi:

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kenë mundësinë të:

  • Zhvillojnë leksione dhe workshop
  • Angazhohen në aktivitete kërkimore të përbashkëta
  • Shkëmbejnë praktikat më të mira me stafin akademik të institucionit pritës
  • Kontribuojnë në ndërkombëtarizimin e komunitetit akademik

Procedura e Aplikimit:

Stafi akademik i interesuar ftohet të kontaktojë dhe të dërgojë CV-në në adresën:
[email protected] cc: [email protected] 

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim