Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2026
Thirrje për Pjesëmarrje – Konferenca Ndërkombëtare, 11 Maj 2026 (UAMD)
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në bashkëpunim me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë si bashkëorganizator, si dhe me një rrjet të gjerë universitetesh dhe institucionesh ndërkombëtare, organizon:
Konferencën e 9-të Shkencore Ndërkombëtare: “Shteti, shoqëria dhe e drejta në kryqëzimin e projektit europian: Demokracia, Shteti i së Drejtës dhe Integrimi” e cila do të zhvillohet në format hibrid më 11 Maj 2026, në Universitetin "Aleksandër Moisiu", Durrës, Shqipëri.
Dorëzo abtraktin tënd deri më: 27 Prill 2026
Kjo konferencë synon të ofrojë një platformë akademike për diskutim dhe shkëmbim idesh mbi marrëdhëniet ndërmjet shtetit, shoqërisë dhe së drejtës në kontekstin e integrimit europian. Në fokus do të jenë sfidat bashkëkohore që lidhen me demokracinë, shtetin e së drejtës dhe zhvillimet socio-ekonomike në Shqipëri dhe më gjerë.
Thirrja e plotë për pjesëmarrje, (bashkëngjitur), përmban informacion të detajuar mbi fushat tematike të konferencës, udhëzimet për dorëzimin e abstrakteve, si dhe afatet përkatëse.
Ftojmë stafin akademik dhe kërkuesit shkencorë të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me punimet e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar.
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
