Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +
Thirrje Erasmus + për Mobilitet të Stafit Akademik dhe Administrativ | University of Lomza, Poloni

Thirrje për Aplikime Erasmus+
5th International Staff Week
25-29 Maj 2026 | University of Lomza, Poloni
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe University of Lomza, shpallet thirrja për mobilitet të stafit akademik dhe administrativ për pjesëmarrje në 5th International Staff Week, e cila do të zhvillohet në datat 25-29 Maj 2026.
Përsa i takon stafit akademik, kjo thirrje i drejtohet stafit të:
- Fakultetit të Shkencave Ekonomike
- Fakultetit të Informatikës
- Fakultetit të Shkencave Mjekësore
- Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Shprehje interesi në email
- CV e përditësuar
Aplikimet duhet të dërgohen pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve në adresën elektronike: [email protected]
Afati i fundit i aplikimit: 14 Prill 2026
Për çdo informacion ose sqarim shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
