Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2026
Konferenca e IV Shkencore Studentore “Nga Auditori në Tregun Dixhital: Strategjitë e Studentëve për Zhvillimin e Aftësive të Reja në Epokën e Inteligjencës Artificiale”
Konferenca e IV Shkencore Studentore 2025–2026

Konferenca synon të bashkojë në një tryezë debati studentët e të gjitha degëve dhe programeve të studimit të ofruara nga fakultetet dhe departamentet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, si dhe studentë nga universitete të tjera në vend, për shkëmbimin e ideve dhe zhvillimin e punës së tyre kërkimore-shkencore në lidhje me të gjitha aspektet e fushave ndërdisiplinare. Duke përfshirë studimet në fushën e së drejtës, shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare, studimeve rajonale, antropologjike, psikologjike, komunikimit, edukimit, si dhe fushat ekonomike, informatike dhe mjekësore.
Konferenca do të shërbejë për të gjithë pjesëmarrësit si një platformë për ndërlidhje, shkëmbim idesh dhe ballafaqim të punës së tyre kërkimore, e cila është në fazat e para, me një komunitet akademik të specializuar. Ajo nxit debatin mbi zhvillimet aktuale, ide dhe qasje të reja, teori inovative, si dhe adreson shqetësimet dhe sfidat në fushën e drejtësisë , studimeve sociale, informatike, ekonomike dhe mjekësore .
Afati për dorëzimin e punimeve të plota: 20 maj 2026
E-mail: [email protected]
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
