Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje Erasmus + për Mobilitet të Stafit Akademik | University of Piraeus, Greqi

Thirrje për Aplikime Erasmus+
 International Staff Week
Topic: “Digital transformations, environment and climate change and education”

25-29 Maj 2026 | University of Piraeus co-hosted with University of Crete 

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe University of Piraeus, shpallet thirrja për mobilitet të stafit akademik për pjesëmarrje në International Staff Week me teme “Digital transformations, environment and climate change and education”, e cila do të zhvillohet në datat 25-29 Maj 2026 ne qytetin historik Rethymnon, Kretë.

Përsa i takon stafit akademik, kjo thirrje i drejtohet stafit të:

  • Fakultetit të Shkencave Ekonomike
  • Fakultetit të Informatikës

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Shprehje interesi në email
  • CV e përditësuar

Aplikimet duhet të dërgohen pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve në adresën elektronike: [email protected] 

Afati i fundit i aplikimit: 07 Maj 2026

Për çdo informacion ose sqarim shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve.

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim