Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +
Erasmus + Mobilitete

Kontakt:
Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare & Erasmus+
Bulevardi "Gjergj Fishta", 52 1023
Blloku C, Zyra C8, e-mail: [email protected], Tel: +355695543439
Koordinatori Institucional i Erasmus+
Elton Skendaj
[email protected]
Tel: +355695543439
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është aktiv në kuadër të strategjisë së ndërkombëtarizimit. Ndërkombëtarizimi është një proces dinamik dhe nënkupton ndërveprimin midis institucioneve, shkëmbimet dypalëshe, etj. Përmes një zyre tashmë të konsoliduar, UMSH ka ngritur strukturat e veta që mundësojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik në programin Erasmus+ të mbështetur nga Komisioni Evropian.
Kështu, UMSH ka krijuar një rrjet partnerësh me të cilët bashkëpunon në rritjen e cilësisë së ndërkombëtarizimit duke nënshkruar marrëveshjen Erasmus+ KA107 "International Credit Mobility" (Lëvizshmëria Ndërkombëtare e Kreditit). Rrjeti i universiteteve partnere shtrihet në Portugali, Itali, Poloni, Bullgari, Estoni, Greqi, Turqi, Rumani, Hungari, Spanjë, Lituani, etj.
Disa nga universitetet partnere të UMSH në Erasmus+ janë:
- South-West University "Neofit Rilski" - Bullgari
- Tallinn University of Technology - Estoni
- Panteion University of Social and Political Sciences - Greqi
- University of L'Aquila - Itali
- University of Tuscia - Itali
- University of Salerno - Itali
- Lithuania Business University of Applied Sciences - Lituani
- Mykolas Romeris University - Lituani
- Bialystok University of Technology - Poloni
- Jagiellonian University - Poloni
- Kazimierz Wielki University - Poloni
- Rzeszow University - Poloni
- Lomza State University of Applied Sciences - Poloni
- University of Torun - Poloni
- University College of Enterprise and Administration in Lublin WSPA - Poloni
- University of Wroclaw - Poloni
- Polytechnic Institute of Braganca - Portugali
- University Autonoma de Barcelona - Spanjë
- Stefan cel Mare University of Suceava - Rumani
- Cukurova University - Turqi
- Hacettepe University - Turqi
- Giresun University - Turqi
- Sivas University - Turqi
- Bolu Abbant Izzet Baysal University - Turqi
- "Aurel Vlaicu" University of Arad - Rumani
si dhe një numër i madh universitetesh të tjera evropiane me të cilat shkëmbimet Erasmus+ KA1 fillojnë në vitin e ardhshëm akademik.
UMSH ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe ka vendosur instrumente konkrete për zbatimin e tyre me qëllim shkëmbimin akademik, shkëmbimin e materialeve shkencore dhe pjesëmarrjen e përbashkët në konferenca shkencore, botime të përbashkëta. Disa prej tyre janë renditur më poshtë:
- University of Tuscia - Itali
- University of Applied Sciences of Tallinn – Estoni
- Bialzstok University of Technology – Poloni
- Polytechnic Institute of Braganca – Portugali
- Cukurova University – Turqi
- Aldo Moro University of Bari – Itali
- Sigmund Freud University of Paris – Francë
- University of Calabria – Itali
- University of Bologna - Itali
Si rezultat i kësaj pune, UMSH dhe Universiteti i Tuscia-s, një universitet publik në Itali, duke filluar nga viti akademik 2022-2023, do të lançojnë bashkërisht Masterin në "Marketing dhe Cilësi", i cili do të zhvillohet në të dy universitetet ku në përfundim të tij studentët do të pajisen me diploma nga të dy universitetet. Ky Master do të zhvillohet në anglisht, shqip dhe italisht sipas nevojave të studentëve.
Ky bashkëpunim është edhe një herë një tregues i qartë i punës kërkimore shkencore që kryhet në UMSH, si dhe një tregues i qartë i besimit të partnerëve dhe universiteteve evropiane në atë që Universiteti Mesdhetar është dhe përfaqëson.
Universiteti Mesdhetar është gjithashtu aktiv në komponentin Erasmus+ KA2 të financuar nga Komisioni Evropian në projektin U-SIA (Lidhjet midis Universitetit dhe Shoqërisë në Shqipëri: Prodhimi i përbashkët i njohurive dhe kërkimi që ka rëndësi). Në këtë kontekst, Komisioni Evropian i besoi UMSH-së udhëheqjen e një konsorciumi të madh universitetesh shqiptare dhe të huaja duke i ofruar UMSH-së një grant prej rreth 860,000 Euro për zbatimin e projektit, përsëri një tregues i qartë i besimit dhe cilësisë së kërkimit shkencor në UMSH.
Universiteti Mesdhetar është gjithashtu partner në shumë projekte të tjera evropiane si Erasmus+ KA3 përmes projektit "Rinia aktive për zhvillimin e shoqërive", programi: "Evropa për qytetarët - Kujtesa e BE-së, etj.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
