Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2026
Zhvillohet Konferenca e IV-të Shkencore Studentore “ Nga Auditori në Tregun Digital”
Sot, në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, u zhvillua Konferenca e IV-të Shkencore Studentore me temë:
“Nga Auditori në Tregun Dixhital: Strategjitë e Studentëve për Zhvillimin e Aftësive të Reja në Epokën e Inteligjencës Artificiale”.
Konferenca, e organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane, mblodhi në një tryezë debati studentë nga të gjitha programet e studimit, si dhe pjesëmarrës nga universitete të tjera në vend, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbim idesh dhe prezantim të punimeve kërkimore.
Konferenca u çel me sesionin e hapjes, ku mbajtën fjalë përshëndetëse:
- Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane
- Prof. Dr. Adrian Civici, Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë
- Prof. Assoc. Nevila Rama, Zëvendësrektore
- Lefterije Lleshi Luzi, Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

Prof. Dr. Adrian Civici theksoi në fjalën e tij se:
“Universiteti duhet të jetë një hapësirë ku studentët jo vetëm përvetësojnë dije, por zhvillojnë aftësi praktike dhe kritike për t’u përballur me transformimet që sjell ekonomia dhe tregu dixhital.”
Prof. Dr. Ksenofon Krisafi u shpreh se:
“Në epokën e algoritmeve dhe teknologjisë, roli i edukimit juridik dhe human mbetet thelbësor për të garantuar etikë, drejtësi dhe mbrojtje të vlerave themelore në shoqëri.”
Prof. Asoc. Nevila Rama nënvizoi rëndësinë e përfshirjes aktive të studentëve:
“Studentët duhet të jenë në qendër të proceseve transformuese, duke ndërtuar aftësi që i bëjnë konkurrues dhe të përgatitur për sfidat e një tregu gjithnjë në ndryshim.”
Ndërsa Znj. Lefterije Lleshi Luzi theksoi dimensionin institucional dhe profesional: “Bashkëpunimi mes universiteteve, botës akademike dhe institucioneve publike është kyç për të krijuar ura të qëndrueshme mes formimit universitar dhe tregut të punës.”
Në vijim, konferenca u zhvillua në sesione tematike ndërdisiplinore, duke trajtuar zhvillimet aktuale dhe sfidat që lidhen me ndikimin e inteligjencës artificiale në profesione dhe në shoqëri.

FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
