Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2026
Ceremoni solemne në Tiranë: Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nderon Dr. Andi Hoxhaj me titullin “Doctor Honoris Causa”
Në kuadër të sesionit hapës të “World Jurist Association – Albania 2026”, u zhvillua në Tiranë ceremonia solemne e akordimit të titujve “Doctor Honoris Causa” nga disa prej universiteteve kryesore në vend. Në këtë aktivitet morën pjesë Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti i Arteve, të cilët vlerësuan personalitete të njohura kombëtare e ndërkombëtare për kontributin e tyre në akademi, drejtësi dhe jetën publike.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, botës akademike, diplomacisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë akordoi titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa” për Dr. Andi Hoxhaj, jurist dhe akademik i njohur ndërkombëtarisht, pedagog në King’s College London, Mbretëri e Bashkuar.
Ky vlerësim iu akordua Dr. Hoxhaj me motivacionin:
“Për kontributin e tij në fushën e së drejtës dhe angazhimin në mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës dhe të drejtave civile, për veprimtarinë e tij publike dhe akademike në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Ballkanin Perëndimor, për rolin aktiv në trajtimin e çështjeve me interes publik që lidhen me shoqërinë shqiptare dhe diasporën, si dhe për kontributin dhe angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë kontributin në dialogun institucional dhe akademik dypalësh, si dhe për promovimin e rolit të diasporës shqiptare në zhvillimin demokratik dhe integrimin euro-atlantik të rajonit.”

Në fjalën e tij, Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, vlerësoi figurën dhe kontributin e Dr. Hoxhaj si një model të akademikut modern dhe të angazhuar në çështjet e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe integrimit europian.
“Figura e Dr. Hoxhaj përfaqëson modelin e akademikut modern dhe të angazhuar. Ai ka ndërtuar një profil të konsoliduar ndërkombëtar, duke kontribuar në institucione prestigjioze dhe në debatin global mbi sundimin e ligjit, qeverisjen demokratike dhe proceset integruese europiane,” – u shpreh Prof. Dr. Anastas Angjeli.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe rolin që Dr. Hoxhaj ka luajtur në forcimin e urave të komunikimit ndërmjet universiteteve dhe institucioneve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
“Për Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, një institucion që ka në themel ndërkombëtarizimin, kërkimin e së vërtetës përmes dijes shkencore dhe ndërtimin e urave të komunikimit ndërkulturor, Dr. Hoxhaj përfaqëson një partner strategjik dhe një burim frymëzimi,” – deklaroi Presidenti Angjeli.


FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
