
Të Reja
Ju njoftojmë se në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, ditën e ENJTE, datë 26 Mars 2020, ora 17:00 do të zhvillohet testi i gjuhës angleze TOEIC L & R.
Procedura që duhet të ndiqni është kjo:
Bëni Regjistrimin online në https://sta-edu.com/ registration/ nga i cili do të pajiseni me një Kod aplikimi (12 karaktere).
Pasi të keni plotësuar formularin e aplikimit online, ju duhet të printoni email e konfirmimit të regjistrimit tuaj.
Me email e printuar ju do të shkoni të bëni pagesën prej 119 Euro pranë Bankës Credins . “Pagesë për Toeic L&R / Kodi Aplikimit.
Të gjithë ju që do t’i nënshtroheni këtij testimi duhet të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në testim edhe pranë Sekretarisë Mësimore.
Nëse ju nuk i nënshtroheni këtij testi do të humbisni të drejtën për t’u diplomuar.
Ju lutemi, jepini rëndësinë e duhur këtij testi.
Në adresën www.english-test.net/toeic do të gjeni disa teste përgatitore.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim