Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2026

Kartat e studentit, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Rinisë

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Bashkia Tiranë, me fokus pajisjen e studentëve me Kartën e Studentit dhe zgjerimin e aksesit të tyre në shërbime dhe përfitime me tarifa të reduktuara.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Matilda Zizolli dhe Administratori i Universitetit Mesdhetar, Ilir Hebovija.
Marrëveshja synon të lehtësojë dhe përmirësojë jetën studentore përmes pajisjes së studentëve të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë me Kartën e Studentit, dokument i cili u jep mundësi të përfitojnë shërbime publike dhe private me çmime të reduktuara apo falas në kuadër të programit kombëtar të mbështetjes për studentët.

 

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë do të vërë në dispozicion të Agjencisë ambientet dhe listat përkatëse të studentëve për realizimin e procesit të aplikimit dhe shpërndarjes së kartave, duke garantuar një proces të organizuar dhe të aksesueshëm për të gjithë studentët.

Studentët e pajisur me Kartën e Studentit do të kenë mundësi të përfitojnë ulje dhe lehtësi në shërbime të ndryshme publike dhe private gjatë gjithë periudhës së studimeve, duke krijuar më shumë mbështetje sociale dhe ekonomike për komunitetin studentor.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë vijon të mbetet i angazhuar në krijimin e mundësive konkrete për studentët e tij, jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në përmirësimin e përvojës studentore dhe mirëqenies sociale.

 

 

 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim