Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2026
Fakulteti i Shkencave Ekonomike organizoi me sukses aktivitetin “Debati Studentor 2026” me temë “E Ardhmja: Pasiguri apo Mundësi?”
Për të disatin vit radhazi, Fakulteti i Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë organizoi me sukses edhe këtë vit aktivitetin “Debati Studentor 2026” me temën “E Ardhmja: Pasiguri apo Mundësi?”, duke bërë bashkë studentë, pedagogë dhe mentorë në një forum diskutimi akademik mbi sfidat dhe transformimet e kohës moderne.
Përgjatë aktivitetit, studentët prezantuan dhe argumentuan tema aktuale që lidhen me inteligjencën artificiale, sistemin financiar, FinTech, tregun e punës, etikën akademike dhe inovacionin teknologjik, duke sjellë analiza kritike dhe perspektiva konkrete mbi zhvillimet që po ndikojnë ekonominë dhe shoqërinë.
Debati u zhvillua në një atmosferë profesionale dhe interaktive, ku u evidentuan aftësitë analitike, fryma kërkimore dhe niveli i lartë i përgatitjes së studentëve pjesëmarrës. Aktiviteti konfirmoi edhe një herë rëndësinë që kanë debatet akademike në formimin profesional dhe intelektual të studentëve, duke krijuar hapësira reale për mendim kritik, argumentim dhe bashkëpunim akademik.


FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
