Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj viziton Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë pati kënaqësinë të mirëpriste në një vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj. Vizita u zhvillua në ambientet e godinës qendrore të universitetit dhe në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, ku Presidenti u prit nga Presidenti i UMSH-së, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, Rektori Prof. Dr. Adrian Civici, drejtues akademikë, pedagogë dhe studentë.

 

Gjatë takimit, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli vlerësoi rëndësinë e investimit në arsimin e lartë dhe rolin që universiteti ka luajtur në formimin e brezave të rinj sipas standardeve më të larta europiane.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë lindi me vullnetin, vizionin dhe besimin për të krijuar një institucion shqiptar të arsimit të lartë elitar me staf akademik të aftë, të denjë, profesionist, por mbi të gjitha të motivuar për të edukuar brezat e studentëve, jo vetëm sipas kërkesave të tregut, punës dhe tendencave të tij, por mbi të gjitha sipas standarteve më të larta europiane. Sot pas gati dy dekadave ne jemi shumë krenarë të pohojmë që universiteti ynë është pjesë e elitës së institucioneve shqiptare të arsimit të lartë falë pikërisht përkushtimit të stafit akademik pjesë e të cilit janë personalitete me emër në fushat e ekonomisë, të drejtësisë, të politikës së jashtme, të shkencave, të shkencave psikosociale, të teknologjisë dhe informatikës dhe të mjekësisë”, u shpreh Angjeli
Ai shtoi se sot, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, nuk është vetëm një institucion i arsimit të lartë, por një investim i qëndrueshëm në dije dhe në kërkim shkencor dhe garanci për një të ardhme të sigurtë, të suksesshme, profesionale për të rinjtë e sotëm dhe të nesërm.
Zoti President, edhe njëherë kam privilegjin t’ju falenderoj, t’u shpreh mirënjohjen e thellë për vizitën tuaj në Universitetin Mesdhetar”, u shpreh Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli.

Nga ana e tij, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vlerësoi zhvillimin dhe profilin akademik të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e cilësisë në arsimin e lartë dhe rolin e universiteteve në formimin e qytetarëve dhe profesionistëve të së ardhmes.
Për mua është kënaqësi të jem në Universitetin Mesdhetar, një institucion i cili për më pak se dy dekada ka arritur të krijojë profilin e vet akademik dhe zërë një vend të rëndësishëm në arsimin e lartë shqiptar. Vizita e sotshme jo vetëm këtu, por dhe në auditor, laborator dhe mjediset e juaja universitare do të më japi mundësinë të shoh nga afër një realitet i cili vërtetë po ndryshon”, u shpreh Begaj

Presidenti nënvizoi se Universiteti është vendi ku merret dije dhe sot sfida është akoma më e vështirë. Shqipëria ka nevojë për universitete që prodhojnë jo vetëm profesionistë, por edhe njerëz që dinë të mendojnë lirshëm, të debatojnë me argumente dhe patjetër të mbajnë edhe përgjegjësi publike. Një vend demokratik nuk ndërtohet vetëm nga institucione publike apo institucione politike, por ndërtohet edhe nga institucionet akademike, të cilat duhet të jenë serioze. “Në këtë aspekt, roli i arsimit të lartë privat ka qenë dhe mbetet i rëndësishëm. Ai ka sjellë konkurrencë, ka sjellë alternativa, ka sjellë ndërkombëtarizim dhe fleksibilitet më të madh ndaj ndryshimeve të kohës. Por duhet thënë hapur që konkurrenca në arsim nuk duhet të jetë një garë marketingu. Duhet të jetë një garë e lidhur me cilësinë. Universitetet që do të mbijetojnë në dekadën e ardhshme mendoj nuk do të jenë domosdoshmërisht ata që janë më të mëdhenjtë, por do të jenë ata të cilët kuptojnë më shpejt transformimin e botës”, u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë vizitës, Presidenti Begaj zhvilloi takime me drejtuesit akademikë të universitetit dhe vizitoi ambientet e godinës qendrore të UMSH-së, si dhe auditorët dhe laboratorët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore. Vizita u fokusua në njohjen nga afër me investimet infrastrukturore, programet akademike dhe standardet bashkëkohore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor që ofron Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

  

 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim